Mbyllet pas 5 orësh protesta e opozitës, Paloka: Beteja jonë nuk ka mbaruar
E Enjte 21 Mars 2019, 15:03
Dritare.net
Tani në këto momente të gjithë janë mbledhur tek Selia e PD, dhe mesa duket protesta për ditën e sotme po mbyllet, edhe pa pjesëmarrjen e Kreut të PD, Lulzim Basha.
Me fjalën e nënkryetarit të PD, Edi Paloka ku ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit ka përfunduar pas 5 orësh protesta e opozitës.
“Beteja jonë nuk ka mbaruar. Jemi nisur për një rrugë që nuk ka fund tjerët veç fitores. Nuk ka asnjë forcë që të mbajë qytetarët për të mos protestuar për të drejtat e tyre. Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit deri sa të kthehet demokracia në Shqipëri.Ju falënderoj dhe jam i bindur që me forcën tuaj do i shkojmë në fund kësaj rrugë”-tha Paloka/A.C/dritare.net