Mbyllet aeroporti në Londër, gjendet bombë e Luftës II Botërore
E Hënë 12 Shkurt 2018, 08:08
Dritare.net
Zyrtarët kanë thënë se ekipet e specializuara së bashku me marinën mbretërore janë duke punuar në reduktimin e rrezikut për publikun, derisa udhëtarëve u është thënë të shmangin aeroportin.
“Të gjithë pasagjerët që kanë planfikuar të udhëtojnë nga London City Airport, këshillohen të kontaktojnë agjencitë e fluturimeve për informacione të tjera”, është njoftuar në një këtë deklaratë.
Londra është goditur nga mijëra bomba gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga forcat ajrore të Gjermanisë në periudhën e shtatorit 1940 deri në maj të vitit 1941./L.P./Dritare.net