Mbretëresha Elizabeth merr vendimin e papritur, ja nga çfarë heq dorë!
E Hënë 1 Prill 2019, 09:09
Dritare.net
Sipas korrespondentit mbretëror, madhëria e saj do të transportohet që tani e tutje dhe nuk do të jetë vetë në timon. Pavarësisht se ajo mund të ecë me makinë pa licencë, 93-vjeçarja ka vendosur të heqë dorë nga timoni, pas këshillave që ka marrë nga ekipi i saj i sigurisë.
Lajmi vjen pak muaj pasi bashkëshorti i saj, princi Philip u përplas me makinë, duke lënë një të lënduar. Ai hoqi dorë nga licenca, pas aksidentit. Thuhet se mbretërorët nuk mbajnë as rripin e sigurimit gjatë ngasjes, në rrugë. Kjo pasi dhe mbretëresha dhe princi Philip janë fotografuar në rast të veçanta, pa rrip sigurimi./E.B-dritare.net