Mblidhet Këshilli Bashkiak, Veliaj: Do të përmbyllim shpërndarjen e banesave sociale
Dritare.net
“Tirana është më e gjelbër se kurrë, ndërsa ky ka qenë një vit fantastik pune. Nga 23 kopshte, 10 prej tyre janë përfunduar. Ne kthyem besimin në institucione publike”, tha Veliaj.
Në mbledhje pritet të diskutohet dhënia me qera të një objekti shtetëror mbi 10 mijë metra katrorë për shndërrimin e tij në markatë ushqimore nga një kompani private, e cila pritet të punësojë rreth 800 qytetarë dhe ky investim kap shifrën e 4 milionë eurove.
Nga ana tjetër, do diskutohet edhe per detajimin e buxhetit afatmesëm dhe vendosjen e një tarife prej 200 lekësh për person gjatë vizitës në kullën e sahatit dhe muzeun aty pranë. Bashkia parashikon edhe licensimin apo dhënine e lejeve për të gjitha ato biznese që zënë hapësirat publike duke përcaktuar rregulla të qarta për zënien e hapsirës.
Ndërsa nga fondi i zhvillimit të rajoneve Bashkia e Tiranës ka fituar 5 projekte, të cilat do të fillojnë zbatimin e fazës së parë të kthimit ne pedonale të sheshit Skëndërbej me fond 320 milionë lekë por në këtë investim parashikohet që të ndërtohet edhe një parkim nëntokësore për makinat, me dy kate.
Po ashtu ndërtimi i një piste vrapi në kodrat e liqenit artificial si dhe rrugë bicikletash.
Kryebashkiaku tha se gjatë mbledhjes së sotme do të miratohen 177 kërkesa për banesa sociale veçanërisht në zonën e Shkozës.
“695 familje kanë aplikuar në total. U është dhënë prioritet familjeve të komunitet rom dhe egjiptian dhe familjeve me anëtarë invalidë dhe me ndihmë ekonomike”, tha Veliaj.