Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD/ Ja kërkesa e Arben Imamit!

Ka startuar mirë mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mbledhja e parë pas 4 vitesh. Me nisjen e mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, ka prezantuar draft Statutin ndërsa, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka kërkuar që në rendin e ditës të futet analiza e zgjedhjeve.

Ndërkohë që Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka në total 265 anëtar, prej të cilëve 150 të zgjedhur dhe të tjerë kryetar Bashkishë, deputetë, burime në CNA.al pranë selisë së blu, bëjnë me dije se nuk ka më shumë se 100 anëtarë në mbledhje dhe salla është mbushur me militantë dhe pjesëtarë të administratës së PD, pra që nuk janë anëtarë të Këshillit Kombëtar.

LEXO DHE :  Ja si do të jetë moti në fundjavë!

Në këtë mbledhje mungon edhe lideri historik Sali Berisha, i cili për herë të parë nuk merr pjesë në një mbledhje të tillë. /d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.