Mbifaturim të energjisë, ja si u zgjidh problemi i qytetarit nga Golemi!

Pasi adresoi ankesën në portalin shqipëriaqëduam.al, qytetari, Selam Haskaj mori zgjidhje për problemin e tij. Haskaj ankohej për mbifaturim të energjisë elektrike, kryesisht për muajin qershor dhe korrik të këtij viti, në një vlerë prej 80 mijë lekësh të rinj për një apartament në Golem, i cili sipas tij prej 3 vjetësh qëndronte i mbyllur.
Pasi e adresoi te portali, brenda 10 ditësh, problemi i qytetarit, mori zgjidhje.

LEXO DHE :  Protesta/ Akuza për korrupsion, pedagogu i Arkitekturës jep dorëheqjen

OSSHE-ja verifikoi matësin e energjisë dhe mori masat për rregullimin e problemit dhe faturimin e saktë të qytetarit.

Haskaj falënderoi koordinatorët për shpejtësinë që zgjidhen problemin e tij, gjatë takimit javor me kryeministrin Rama. Haskaj gjithashtu, i bëri thirrje qytetarëve që të kenë besim te portali shqipëriaqëduam.al/K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.