Mbi muxhahedinët, lajmet e rreme dhe akademikët e mediat që mbështesin regjimin iranian

Është vërtet absurde të pranosh deklarimet që bën televizioni britanik ‘Channel 4’, kur në të vërtetë shqiptarët i njohin mjaft mirë pjestarët e rezistencës iraniane që janë strehuar përkohësisht në vendin tonë, në bazë të një marrëveshje dypalshe të qeverisë shqiptare me atë të SHBA. Deri tani nuk ka pasur kurrfarë incidenti dhe organet e sigurisë dhe të tjera ligjzbatuese në Shqipëri nuk kanë raportuar asnjë të tillë. Muxhahedinët në Shqipëri janë njerëz paqësorë, nuk kanë kurrfare lidhje me terrorizmin dhe mbështeten fuqishëm nga bota perëndimore, sidomos nga SHBA.

 

Kohë më parë një grup kolegësh shqiptarë kanë qenë të ftuar në Iran, por mjerisht asnjë prej tyre nuk ka shkruar se çfarë ka parë në të vërtetë (pra mizoritë e pafundme), si nuk i kanë lejuar të përdorin kamerat dhe mjetet e tjera të punës, ngjashëm siç ndodhte dikur në Shqipëri në periudhën e diktaturës. Po ashtu në Iran është bërë një konferencë shkencore kushtuar poetit tonë kombëtar Naim Frashëri, ku janë ftuar edhe disa intelektualë shqiptarë, por çfarë kuptimi ka ky aktivitet kur regjimi është i pamëshirshëm me shtetasit e vet që i detyron të largohen nga vendi i vet.

 

Ndërkaq në hapësirën shqiptare, në mjediset akademike dhe universitare të Tiranës dhe Prishtinës, botohet rregullisht revista shkencore “Perla”, financuar nga fondacioni shtetëror “Saadi Shirazi” që angazhon një grup personalitetesh (deri tani janë publikuar mbi 80 vëllime), të cilët edhe paguhen për punimet e tyre. Prania e tyre në këtë revistë nuk do të thotë mbështetje e hapur për regjimin iranian, por një patericë e tij sigurisht janë për të krijuar imazhin se ai merret edhe me kulturë e shkencë, pra edhe me punë të mira. Nga ana tjetër është po ky regjim që pas revolucionit islamik është kthyer në vendin më të izoluar në botë, përbën kërcënim në shkallë planetare dhe ndjek metoda fashiste kundrejt qytetarëve të tij. Sigurisht këtë informim duhet ta kenë edhe akademikët dhe profesorët e angazhuar në “Perla” apo në veprimtari të tjera që bëhen nëpërmjet dhe me mbështetjen e ambasadës iraniane në vendin tonë.

LEXO DHE :  Media serbe: Gruevski kaloi nga Shqipëria për në Hungari

 

Natyrisht ky grup mbështetësish nuk është i vetëm, të tjerë që janë rreshtuar paturpësisht në llogoren kundër simboleve tonë kombëtare, që shajnë nga mëngjesi në darkë Skënderbeun, Nënë Terezën apo Ismail Kadarenë dhe kanë një fill përbashkues me të mësipërmit (janë antiperëndimore në çdo ind), e kanë lidhur kapistrën në qarqe të tjera antishqiptare, financohen nga lobe që rreshtohen kundër interesave tona.

 

Ndjej vërtet keqardhje për kolegët e mi që shkuan dhe nuk shkruan asgjë për të varurit në mes të ditës si në kohët e Mesjetës, po ashtu edhe për ata që marrin pjesë në veprimtaritë e ashtuquajtura kulturore e shkencore (kur terrori ndjehet në çdo qelizë) dhe nuk do të doja që ata të kishin fatin e Havier Solanës që pas vizitës në Iran nuk iu dha viza për në SHBA dhe të skedoheshin nga shërbimet euro-atlantike si persona non grata.

 

Siç mund ta dini, ish-shefi i diplomacisë europiane dhe njëkohësisht ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana nuk ka mundur të hyjë në 25 qershor 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të një vizite në Iran në 2013. Në 2016, administrata “Obama”, në përgjigje të kufizimeve të vendosura nga Kongresi, i ashpërsoi rregullat e hyrjes për qytetarët e 38 vendeve, të cilët kishin udhëtuar drejt Iranit, Irakut, Sudanit apo Sirisë pas 1 marsit të vitit 2011. Javier Solana në vitin 2013 ishte në Republikën Islamike, si i ftuar për betimin e presidentit Hassan Rouhani, ndërkohë që atëherë nuk mbante ndonjë post zyrtar./alb-spirit/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.