Mbi 90% e shqiptarëve kanë kryer check up. Po ti?
E Shtunë 19 Janar 2019, 10:10
Dritare.net
428 mijë shtetas kanë kryer këtë kontroll, dhe koha e pritjes tanimë është përgjysmuar.
Dr. Leonidha Pepo, kardiologe në qendrën shëndetësore 4, ka thënë për “Top Channel”: “Check up për ne është pikë referimi. Na ka ndihmuar shumë sepse kemi zbuluar diagnoza që qytetari as nuk i dinte që i kishte, sidomos sa i takon sëmundjeve kardiovaskulare”.
Në disa qendra shëndetësore kanë përfunduar tanimë rehabilitimet e plota, si pjesë e programit të rehabilimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite./ I.M-Dritare.net