Mbesa shkel urdhrin e mbrojtjes, rreh me karrige gjyshen 79 vjeçare
Dritare.net
Sipas Gjykatës, dhunimi i të moshuarës ka ndodhur në një kohë që ajo ishte nën efektin e urdhrit të mbrojtjes. Në përfundim të gjykimit, e pandehura Z.D. u deklarua fajtore për akuzën e “dhunës në familje” dhe “veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe u dënua me 5 muaj e dhjetë ditë burg. Referuar vendimit, ditën e ngjarjes, mbesa i ka kërkuar gjyshes së saj 89vjeçare të shkonte dhe të thërriste vajzën e saj, që jetonte në të njëjtën lagje, për t’u sqaruar.
“E dëmtuara i ka kërkuar ta linte të qetë. Meqenëse e moshuara nuk ka pranuar të thërrasë vajzën e saj, e pandehura është afruar pranë dhomës ku ajo rri, dhe i ka hapur derën me forcë. E dëmtuara ka dalë nga dhoma e saj në korridor për t’u sqaruar me të pandehurën, ndërsa kjo e fundit ka marrë një karrige që gjendej aty dhe e ka goditur të dëmtuarën me të në krah dhe te këmbët. E dëmtuara ka rënë në tokë dhe me pas ka njoftuar shërbimet e Policisë”, thuhej në vendimin e gjykatës.
Sipas Gjykatës, e pandehura nuk është paraqitur në mjekësinë ligjore pas ngjarjes, ndonëse ka pasur një vendim për ekspertim mjekoligjor. Gjykata ka administruar si provë procesverbalin e këqyrjes të moshuarës ditën e kallëzimit, sipas të cilit është evidentuar një shenjë mavijosjeje në parakrahun e majtë.