Mbesa 16-vjeçare i ikën natën nga shtëpia, xhaxhai i dëshpëruar shkon në polici
E Shtunë 12 Gusht 2017, 21:09
Dritare.net
DEKLARATA E PLOTE
Më datë 12.08.2017, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi J.Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Stropckë, i cili ka kallëzuar se më datë 11.08.2017, gjatë orëve të mbrëmjes, është larguar nga banesa e saj në fshatin Stropckë, mbesa e tij (vajza e vëllait) shtetasja J.Sh, 16 vjeçe. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.