Mbajtja e celularëve në provim, përjashtohen 11 maturantë dhe shkarkohet drejtori i shkollës

Ministria e Arsimit bën me dije se pas skandalit për publikimin tezave të provimit të matematikës para se ai të niste ka bërë hetimet e duhura madje ka marrë dhe masa.

“Komiteti i Maturës Shtetërore mbështetur në nenin Nr. 25, pika 1 shkronja d, e “Rregullore për zhvillimin e Maturës Shtetërore 2018 në Republikën e Shqipërisë”,vendosi përjashtimin dhe mosnjohjen e rezultatit për 11 nxënësit maturantë që u konstatuan me aparate celularë në mjediset e provimeve.

LEXO DHE :  Aktorja e “Ezel” i ngatërron të gjithë me foton e saj!

Ndërsa për sa i përket shkeljeve të konstatuara të drejtorit të shkollës z.Çorja, Komiteti i Maturës Shtetërore mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore, vendosi  t’i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës.

Për 5 administratorët që kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore do të merren masa disiplinore deri në largim nga puna.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.