Masazhe dhe seks, ja sa paguhej për 60 minuta në qendrat estetike
Dritare.net
Policia e Tiranës ka zbuluar 4 qendra estetike të kthyera në ambiente ku ushtrohej prostitucion, duke vënë në pranga 3 prej administratorëve dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Ndërkohë për 7 vajzat që ishin kamufluar si të punësuara si masazhatore në këto qendra, por ushtronin prostitucion, ka filluar procedim penal. Burime nga Policia thanë se janë dashur 7 muaj hetime për të dokumentuar veprimtarinë e jashtëligjshme që kryhej në disa zona të kryeqytetit.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore finalizuan operacionin policor të koduar ‘Extra Service’, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve me iniciale H. D., 33 vjeç, A. M., 28 vjeçe dhe L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç”, njoftoi zyrtarisht Policia.
Qendra estetike e kthyer në ambiente ku ushtrohej prostitucion, në Tiranë, ndodhet te Rruga e Dibrës.
Qendra tani është e bllokuar me shirit Policie, Lefteri Beauty Center, administrohej nga një prej vajzave të arrestuara, shtetasja me iniciale L.Q. Në derën e jashtme të këtij ambienti shënohen disa shërbime kryesisht për femra që ofrohen aty. Megjithatë, klientët që paguanin për masazhe ekstra ishin meshkuj.
Ndërkohë në rrjetet sociale rezultojnë dy adresa të hapura nga njëra prej tre administratoreve të arrestuara dje nga Policia, e cila ka në pronësi njërën prej qendrave estetike të kthyera në baza prostitucioni.
Në postimet e saj shfaqen vajza të reja me veshje provokuese, ndërsa reklamohet pjesa e masazheve relaksuese. Të gjithë klientët e interesuar për masazhe duhet të paguajnë 3 mijë lekë për 60 minuta./dritare.net