Masat e policisë për protestën e së enjtes para Parlamentit!
Dritare.net
Shpërndarja e forcave të policisë pritet të bëhet si në protestën e të shtunës, ku një kordon policor do të qëndrojë para protestuesve. Do të jenë punonjësit e rendit dhe atë të "Shqiponjës" që do të formojnë kordonin përreth protestuesve. Ndërkohë që, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në bulevardin “Zhan Dark” dhe brenda rrethimit të Xhamisë së Namazgjasë. Pranë Parlamentit do të jenë punonjës të Gardës së Republikës, nëse do të ketë tentativë nga ana e protestuesve për të hyrë në godinë. Të gjithë punonjësit do të jenë të pajisur me maska kundra gaz, gjithashtu njoftohen edhe gazetarët dhe punonjësit e tjerë që të pajisen me këto maska.
Nuk do të mungojnë as ambulancat dhe zjarrfikëset në protestë, për çdo rast. Do të ketë kufizime në qarkullim te"Xhorxh Bushi” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark"./K.C/dritare.net