Masakruan 19 vjeçarin grek, publikohet foto e njërit prej autorëve

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen e 19-vjeçarit grek, për vdekjen e të cilit janë tre shqiptar që janë të dyshuar.

Sipas mediave greke hetimet janë zgjeruar në nivel ndërkombëtar, pasi artorët mësohet të jenë larguar nga Greqia.

Policia greke ka zbuluar foton e një prej të dyshuarve si vrasës, foto e cila është gjetur në telefonin e tij.

Por 23-vjeçari i cili dyshohet se është vrasësi është kujdesur që të fshinte çdo gjurmë para se të largohej, pasi kishte çaktivizuar Facebook-un e tij si dhe profilet e tjera në mediat në mënyrë që të vononte ndjekjen e tij.

Policia greke dhe më herët kishte deklaruar se konflikti mes shqiptarëve dhe grekut ka ndodhur për shkak për borxheve dhe prishjes së pazarave të drogës.

LEXO DHE :  Ja disa mënyra si të kombinoni çizmet e shkurtra!

Pasi policia zbardhi vrasjen e një 19-vjeçari grek në Athinë disa dite me pare, qe rezultoi se krimi eshte kryer nga tre shqiptarë pasi u kishte një borxh prej 170 euro, familja e te ndjerit ngre akuza mbi policine greke.

Familjaret e Thomas Heliotis akuzojne policinë se nuk bëri levizje qe te kapte autoret e krimit.

Madje shkojnë me tej kur thonë se policia menjëherë pas vrasjes, ka pasur foto të vrasësve, por policia pranoi se 2 prej të kërkuarve kishin kaluar normalisht pak orë më pas, kufirin në Kakavijë dhe nuk u ndaluan.

Familja Heliotis akuzon median greke që e lidhi çështjen me drogën, pasi sipas saj, 19-vjeçari nuk ishte i përfshirë në debatin e shokëve te tij me shqiptarët./Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.