Masakra në Mynih, 5 shqiptarë në mesin e viktimave dhe të plagosurve
E Shtunë 23 Korrik 2016, 22:10
Dritare.net
Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Mynih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurve janë edhe tre shtetas të tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësie, Mirsad Jovanivic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës.
Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për të siguruar më shumë informacione lidhur më shtetësinë e qytetarëve të lënduar.