Masakra në Dajç, ja ku u arrestua 33 vjeçari që vrau për lojën e pokerit!
E Martë 4 Tetor 2016, 13:01
Dritare.net
Gjithashtu është arrestuar një 30 vjeçar në shtëpinë e tij në Dajç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Miklovan Parubit. Sipas uniformave blu, ai quhet Marçe Shipijati, 30 vjeç dhe thuhet se ka ndihmuar Parubin për të gjetur armën, me të cilën vrau dhe plagosi katër persona.
Autori, i identifikuar nga policia si Miklovan Parubi, me një kallashnikov në dorë, rreth orës 23:00 i është drejtuar lokalit të zonës dhe ka qëlluar kuturu. Nga plumbat ka gjetur vdekjen Arjet Saiti, 40 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 29 vjeç, ndërsa janë plagosur Ndok Marku, 35 vjeç, Vicens Kopshti 26 vjeç (vëllai i viktimës), Aleks Prendi 40 vjeç dhe Kitas Molla, 26 vjeç.