Mariza Ikonomi: Më pëlqen t'i ngjaj nënës time, jo Monica Belucit!
E Hënë 16 Prill 2018, 17:05
Dritare.net
E ftuar në emisionin “Chic” të moderatores Fjodora Fjora, këngëtarja është ka folur rreth jetës së saj dhe pasionin për kërcënim. Gjithashtu, e pyetur a e ka ndjerë nevojën për operacione, ajo është shprehur se është kundër ndërhyrjeve kirurgjikale.
“E para s’kam dashur të jem simbol që të më pëlqejnë meshkujt me rëndësi është të pëlqej veten. S’kam menduar ndonjëherë të ndryshoj veten, ndjehem mirë kështu. Unë jam kjo që jam dhe ne femrat duhet të kënaqemi kështu si jemi. Më pëlqen ti ngjaj nënës time, jo Monica Belucit. Edhe nëse do bëj ndonjë ndërhyrje nuk mendoj të trash buzët. Më pëlqen portreti që kam edhe pse nuk jam perfekte”. Ka thënë Mariza./D.M-Dritare.net
https://youtu.be/dZh49IAeM10