Marina feston ditëlindjen, ja urimet më të bukura për të!

Moderatorja bukuroshe Marina Vjollca ditën e sotme feston ditëlindjen e saj, urimet janë të shumta për të, jo vetëm nga familja por edhe nga fansat e saj. Por dihet se urimet më të veçanta janë ato të personave të zemrës.

Getoar Selimi bashkëshorti i saj dhe motra e saj Luana e kanë uruar atë në mënyrë shumë të bukur. Getoari ka publikuar një foto në Instagram dhe nën të ka shkruar  “Për botën ti mund të jesh vetëm një person. Por për mua, ti je bota. Gëzuar ditëlindjen, Mbretëresha Ime”.

Ndërsa motra e saj Luana ka postuar një video dhe nën të ka shkruar disa fjalë shumë emocionuese, “Nuk e di si do kishte qenë jeta ime pa ty,por as nuk dua ta imagjinoj!
Gjithmonë bashkë, Gjysma ime. Gëzuar ditëlindjen jetë, Të dua”./D.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Vrau 16-vjeçarin, vetëdorëzohet autori

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.