Maqedoni/ Në pranga ish-ministri i Transporteve dhe ish-sekretari i qeverisë
E Mërkurë 14 Nëntor 2018, 09:09
Dritare.net
Arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i arratisjes të ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski, dhe për të shmangur arratisjen e tyre, ata janë arrestuar.
Të arrestuarit janë nën hetim për çështjen ‘Talir’ dhe janë akuzuar në disa raste si të përfshirë në “Titanikun”.
Gruevski u arratis në Budapest dhe ka njoftuar se ka kërkuar azil politik në Hungari, ndërkohë Janakieski ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga vendi./E.B-dritare.net