Manjani kritikon gjyqtarët: Mos punoni si për ditën e fundit
E Hënë 21 Mars 2016, 11:11
Dritare.net
“Jo më zvarritje gjyqeve përmes raporteve mjekësore fiktive. Mes gjyqtarëve ekziston tendenca sikur po punohet për ditën e fundit. Kemi tendenca shthurjeje në punën e përditshme të gjyqësorit. Në emër të së ardhmes po iu shesim qytetarëve padrejtësi. Këto gjëra janë të papranueshme për republikën tonë të përbashkët. Secili të bëjë punën që i takon. Askush të mos trembet nga reformat, puna duhet të vijojë”, ka deklaruar Manjani.
Manjani ka folur edhe për reformën në drejtësi duke theksuar se nuk ka më asnjë dilemë për kryerjen e saj.