Mandatet e opozitës/ Kuvendi kërkesë KQZ: Të zëvendësohen deputetët
E Premte 22 Shkurt 2019, 15:03
Dritare.net
Në kërkesën drejtuar KQZ, Kuvendi kërkon zëvendësimin e deputetëve të opozitës.
Sipas ligjit, kur një deputet dorëhiqet, mandati i kalon të parit në listën emërore që nuk është zgjedhur në zgjedhjet e fundit deputet.
Në rastin kur të gjithë deputetët e opozitës, kanë dorëzuar mandatet dhe pritet që edhe lista emërore të bëjë të njëjtën gjë, mandatet i kalojnë partisë më të madhe në qarkun për të cilin bëhet fjalë.
Kjo është një procedurë e vështirë, por pritet që të sqarohet me detaje nga KQZ në ditët në vijim./ I.M-Dritare.net