Mandatet/ Çfarë do të ndodhë me Kukësin?

 

E paprecedentë është konsideruar djegia e mandateve të opozitës, dhe lënia bosh e vendeve në parlament.

Por, që nga djegia e mandateve, kanë qenë kandidatë edhe nga radhët e PD, edhe radhët e LSI, në listat pasuese shumëemërore, të cilët tanimë kanë pranaur mandate ne deputetit.

Kur opozita dogji mandatet, u krijua një paqartësi se çfarë do të ndodhte me vendet bosh në kuvend, në momentin që asnjë kandidat nuk do të pranojë mandatin.

Prova e parë se çfarë do të ndodhë me mandatet në kuvend, kur asnjë kandidat i opozitës nuk e pranon atë, do të jetë pikërisht qarku i Kukësit.

Qarku i Kukësit është qarku me më pak deputetë, dhe përfaqësohet në kuvend me 3 të tillë.

Respektivisht, pas zgjedhjeve të 2017 deputetët e dalë nga qarku Kukës ishin, Mimi Kodheli nga PS, dhe Flamur Noka e Isuf Çela nga PD.

LEXO DHE :  Rusia merr vendimin e rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut

Por, me dorëzimin e mandateve të opozitës, deputeti Flamur Noka është zëvendësuar me Alban Zenelin i cili pranoi mandatin e deputetit.

Për të zëvendësuar Isuf Çelën në listë është kreu i PD së Hasit  Miftar Dauti.

Dauti në një prononcim për “Dritare.net” ka thënë se nuk do ta pranojë mandatin e deputetit.

Kështu, në kushtet kur lista e kandidatëve të Partisë Demokratike mbaron, është ende e paqartë se kush do të jetë personi i cili do të zërë vendin vakant të një deputeti në këtë qark.

Një alternativë është që mandati t’i kalojë partisë Socialiste.

Nëse kjo gjë ndodh, pra, nëse KQZ i jep mandatin Partisë Socialiste atëherë kuvendit të Shqipërisë do t’i shtohet Safet Gjici i cili ndodhet i dyti në  listën e PS në këtë qark pas Kodhelit./ Isa Myzyraj-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.