Manastirliu: Shërbime të integruara për shëndetin mendor

Në ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zgjodhi të flasë në një takim të hapur me të rinjtë, ku merrnin pjesë edhe mjekë e profesionistë të trajtimit të problemeve të shëndetit mendor.

Manastirliu tha se qendrat komunitare të shëndetit mendor do të shtrihen në të gjithë vendin, me qëllim largimin nga spitalet psikiatrike.

 “Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, e para gjë e rëndësishme është të flasim hapur sepse vetëm kështu mund të luftojmë me stigmën që për fat të keq, shoqëria jonë ka kur bëhet fjalë për çrregullimet e shëndetit mendor. Vetëm kështu, do të ndihmojmë më shumë njëri-tjetrin, duke u përqëndruar së pari, tek parandalimi”, tha Manastirliu.

Manastirliu u ndal dhe te krijimi i një sistemi të integruar të shërbimeve për problemet e shëndetit mendor, me qëllim që shërbimi të jepet sa më pranë komunitetit dhe të jetë gjithëpërfshirës.

LEXO DHE :  Kërkesat/ Studentët ultimatum: Keni afat deri të martën

“Po punojmë për ngritjen e një rrjeti të integruar të shërbimeve të shëndetit mendor për trajtim, rehabilitim dhe riintegrim shoqëror. Veç qendrave ekzistuese, së shpejti hapim qendrën komunitare të shëndetit mendor në Kavajë, ku do të trajtohen pacientë të spitalit psikiatrik të Elbasanit”, tha Manastirliu.

Gjatë bashkëbisedimit, të rinjtë e shkollave të Tiranës ngritën pyetje për mënyrën se si mund të ndihmohet dikush që shfaq shenjat e sëmundjeve të shëndetit mendor dhe ku mund të kërkohet ndihmë.

Mjekët psikiatër të qendrave komunitare, të pranishëm, u shprehën se mund të konsultohet menjëherë te mjeku i familjes, i cili referon çdo rast në shërbimet më të specializuara. Aktualisht problemet e shëndetit mendor trajtohen në mënyrë të specializuar./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.