Manastirliu jep lajmin e mirë: Ndërtojmë një spital modern Pediatrik në QSUT

Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza është rikonstruktuar, me standarde evropiane, shërbimi i urgjencës pediatrie.

“Po punojmë çdo ditë për të ndërtuar spitale miqësore me fëmijët. Sot kemi një urgjencë të re pediatrike, me më shumë hapësira dhe mundësi trajtimi në kushte dhe standarde bashkëkohore për pacientët e vegjël”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Ministrja gjithashtu lajmëroi edhe fillimin e punimeve për zgjerimin dhe rikonstruktimin e Pediatrisë së QSUT-së.

“Jemi ambiciozë për të realizuar një ndërhyrje që do t’i ndryshojë krejtësisht pamje Pediatrisë këtu në QSUT, investimi madhor rreth 8 milion euro në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare me Bankën Botërore, që do të rehabilitojë dhe zgjerojë Pediatrinë. Falë kësaj ndërhyrje, që do të nisë këtë vit, do të kemi një spital pediatrik modern, sipas standardeve evropiane”, tha ministrja gjatë vizitës së saj në ambientet e Pediatrisë.

LEXO DHE :  Video/ Policia: Ja çfarë duhet të keni parasysh në kushtet e motit me borë dhe akull!

Në lidhje me fluksin e krijuar në spital, ministrja Manastirliu tha se gjatë këtij 6 mujori është ulur në krahasim me vitet e shkuara, për shkak të ndërgjegjësimit të popullit dhe përmirësimi i shërbimit parësor.

Në urgjencën pediatrie është ulur koha e pritjes për pacientët e vegjël, për arsye tirazhimi dhe futja e sistemit elektronik të menaxhimit të radhës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi gjithashtu se do të vijojnë projektet për tjetërsimin e pediatrive në spitale miqësore, në të gjithë Shqipërinë. Pas Vlorës, Elbasanit së fundi, së shpejti Fierit dhe me fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e Pediatrisë së Durrësit, zgjerohet harta e spitaleve miqësore me fëmijët./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.