Manastirliu: Gati për verën, po dezinsektojmë Shqipërinë nga Veriu në Jug!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogreta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se po vazhdon dezinsektimi i vijës bregdetare, nga Veriu në Jug të vendit. Ajo ka theksuar se procesi i dezinsektimit u krye përmes përdorimit të agjentëve biologjikë, që nuk dëmtojnë shëndetin e kafshëve, të njeriut, apo organizmave të tjerë nënujorë, por vetëm bakteret dhe larvat e mushkonjave. Sipas saj ky proces ka filluar në Nartë dhe Orikum të Vlorës.

LEXO DHE :  Vlorë/ I vendoset lëndë plasëse një banese

 

Postimi i ministres

Vijon programi i dezinsektimit pranë vijës bregdetare nga veriu në jug të vendit👍🏼
Edhe në Nartë dhe Orikum të Vlorës, procesi u krye përmes përdorimit të agjentëve biologjikë që nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut, kafshëve dhe organizmat e tjerë ujorë, përveç larvave të mushkonjave⛔🦗./K.Ç/dritare.net



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.