Manastirliu dhuron gjak për fëmijët talasemikë, ka një apel: 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!
Dritare.net
Manastirliu u bë një ndër vullnetaret e para, bashkë me stafin e saj në ndihmë të fëmijët talasemikë.
Ministrja vuri në dukje se ne kemi 10.7 dhurime për 100 banorë, ndërsa nevojat janë bërë dy herë më të mëdha. E nisur nga ky konstatim Manastirliu u bëri apel qytetarëve të dhurojnë gjak.
“Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj gjej rastin të bëj një apel për qytetarët të na bashkohen në këtë iniciativë që I vjen në ndihmë së pari fëmijëve me sëmundje gjaku. Në këtë fushatë 1-mujore, e cila padyshim do të vijojë edhe më tej, ne synojmë të arrijmë 1 mijë dhurues, për 3 mijë jetë të shpëtuara”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Dhurimi i gjakut është një akt human që shpëton jetë njerëzish. Të drejtën për të dhuruar e kanë njerëzit e shëndetshëm mbi 18 vjeç, ndërsa për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare, tumore malinje, epilepsi etj dhe për ata që marrin antibiotikë është e ndaluar.
Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin nga sot deri më datë 4 Korrik, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak, posaçërisht për fëmijët talasemikë./E.B-dritare.net