Mallkimi për burrin që vrau nënën tënde!

Sa herë më duhet të udhëtoj, mbushem me ngashërime, për vogëlushen time, kur nuk e kam me vete.

Nuk di më si jetohet pa të dhe ato sytë e saj që pyesin: “Po ti, do rrish një, apo dy ditë, pa mua?”.

Kur lexoj lajme burrash që vrasin gratë, mendoj për fëmijët që lënë pas ato fatkeqe.

Çfarë u thotë mendja, atyre që ju vrasin nënat?!

Si e ngrenë atë dorë, si e fusin atë thikë në një zemër nëne, si e lënë shtrirë në pellg gjaku dhe venë të largojnë fëmijën, që të mos shohë mynxyrën? Të mos shohë çfarë, kë? Po fëmija yt nuk do të shohë më asgjë, more i marrë, as do dojë, as do ndjejë, as do jetojë, se e vrave edhe tët bir, kur i vrave nënën.

Ke vrarë dhe fëmijën mor i vdekur, se edhe ti, nuk jeton më, veç në kujtime të liga dhe mallkime nënash.

Mallkuar qofsh dorë që ngrihesh mbi një nënë! Mallkuar o i mallkuar! Mallkuar kush e justifikon, se humbi punën, kishte pirë, merrte ilaçe, ajo e provokonte, ajo e tradhtonte, ajo nuk e donte.

LEXO DHE :  Edhe pse humbës polakët dhurojnë spektakël në stadium

Mallkuar kush e ndihmon të dalë nga ai burg ku u kalbtë, i vetëm dhe i sëmurë.

Kurrë mos daltë gjallë një burrë që vret nënën para syve të fëmijës. Edhe një gruaje që vret, do i thosha të njëjtat fjalë, edhe pse me zor e dhimbje do mallkoja një nënë.

Pse u dashka mëshiruar një grua a burrë që vret, se nuk flet?! Veç sot e kam me burrat, atë burrin që Migena i qeshte në foto dhe ai e theri, pastaj shkoi të qetësojë djalin: “Do vijë mami prapë!”.

Nuk vjen prapë o gomar, o mjerim, mallkim, mami nuk do vijë kurrë.

Moj gra, po helm a qumësht, u jepni këtyre gravrasësve? Mallkuar qumështi  nënës, ty që vret mamin e një fëmije, që do të presë përjetësisht me sytë nga dera, mos ajo hyn një ditë./r.xh/dritare.net

1 Comment

  1. Na drodhe mishin Rudina! Mallkuar keta burra! Mallkuar familja qe i rriti me venien e djemve ne rolin e gjelave ne familje! Mallkuar shoqeeria jone qe prodhon vetem dhune! Mallkuar qeveritaret qe nxjerrin vetem vrer nga goja para nje shoqerie te ciles i duhet shume dashuri per te zhbere te keqen qe e ka kapluar! Zoti i ndihmofte femijet qe humbasin prinderit ne kete menyre, se shoqeria i ka denuar me te gjithe qelizat e saj!

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.