Makthi diplomatik nëse Anglia fiton Botërorin

 

Tanimë Anglia është vetëm një hap larg finales së madhe të Kupës së Botës, dhe gjithçka do të vendoset sonte në orën 20:00 në ndeshjen kundër Kroacisë.

Por, nëse Anglia do të arrijë të fitojë botërorin, “The Independent” shkruan se ky do të ishte një makth diplomatik, pasi lojtarët anglezë do të detyrohen të shtrëngojnë duart me presidentin rus Vladimir Putin, i cili është akuzuar kohët e fundit për  vrasjen e një qytetari britanik, dhe tentativë për të vrarë dy shtetas të tjerë me lëndë helmuese.

Por, nuk është e lehtë që britanikët t’i shtrijnë dorën Putinit, pasi mjaft zyrtarë britanikë kanë akuzuar drejtpërdrejt Kremlinin për përdorimi ne substancave kimike, sekretari i mbrojtjes në Britani Gavin Williamson u ka thënë rusëve të “ikin” nga shteti i tyre, ndërsa ish-ministri i Jashtëm Boris Johnson ka krahasuar pritjen e turneut rus me Olimpiadën e Hitlerit.

Kur ndodhi skandali i Skriptal  në Britani u shtuan zërat se kjo e fundit duhet të bojkotonte kampionatin që mbahet në Rusi, dhjetëra shtete dëbuan diplomatët rusë dhe Anglia e Rusia u zhytën në një krizë diplomatike .

LEXO DHE :  Taylor Swift s’ka të ndalur, performon gjatë rrebeshit të shiut

“The independent” shkruan se  : “Sigurisht që në rast se Anglia fitoi atë do të ishte një grusht shteti propagandistik – për Putinin. Do të ishte ai që, si kreu rus i shtetit dhe i qeverisë, do të ishte një nga figurat kryesore që do të jepnin medaljet e fituesve dhe trofeun. Djali i ish-KGB-së do të ngrihej atje duke dorëzuar  trofeun”

Ky takim mes përfaqësuesve të dy popujve, do të jetë një ngjarje e çuditshme njëra prej të cilave pretendohet se kryen veprime lufte kundër tjetrës, si dhe dyshohet se ka ndërhyrë në referendumin e Brexit, shkruan Dritare.net

Nuk është e siguritë se kush nga figurat  larta britanike do të marrë pjesë në ceremoninë  e dorëzimit të Kupës, Pric  William? Jo. Theresa May? Jo. Mbretëresha? Jo. Boris Johanson? Tanimë ka dhënë dorëheqjen. Më i  afërt me rusët është deputeti Nigel Farage, që është zgjedhur deputet në Anglinë Juglindore./ Isa Myzyraj-Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.