Makina mori flakë në ecje/ Detaje të reja për pronarin e automjetit të shkrumbuar
E Diel 21 Gusht 2016, 21:09
Dritare.net
Dje nuk u mësua asgjë për personat që ishin brenda në automjet, por sot, burimet e policisë bëjnë me dije se makina e djegur rezulton në pronësi të një shtetasi që është në burg.
Ai është shtetasi Ndue Ulaj nga Malësia e Madhe dhe ka një vit që ndodhet në burg. Ende nuk dihet se kush ishte drejtuesi i mjetit me targa AA 613 BF që mori flakë dje dhe se ku ka shkuar pas aksidentit.
Teksa policia ka nisur hetimet për të zbuluar se çfarë fshihet pas kësaj ngjarje.