Makina e policisë nën ujërat e Vjosës, rrezikohet jeta e efektivëve
Dritare.net
Në një njoftim zyrtar policia, bëri me dije se në datën 02.12.2017, në orën 07:00, ujërat e lumit Vjosë kanë dalë nga shtrati, janë përhapur në tokat e fshatit Çerven dhe po përhapen në tokat e fshatit Ferras.
https://www.youtube.com/watch?v=NqbmgzqeH2k&feature=player_embedded
NJOFTIMI
Në datën 02.12.2017, në orën 07:00, ujrat e lumit Vjosë kanë dalë nga shtrati, janë përhapur në tokat e fshatit Çerven dhe po përhapen në tokat e fshatit Ferras. Si pasojë rruga e vjetër është e mbuluar me rreth një metër ujë në segmentin “Kthesa e Qarrit”-“Ura e Mifolit”. Në këtë segment është bllokuar edhe një mjet i shërbimit të patrullës së përgjithshme me tre punonjës policie.
Po merren masa për nxjerrjen e mjetit dhe punonjësve të policisë me mjetet e FA./a.f/Dritare.net