Makina e kthen autostradën në aerodrom, policia: Mendoni për ata që ju duan

Policia Rrugore ka vijuar sërish me aksionin e saj për të ruajtur rendin e rrugës dhe shmangien e thyerjes së rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesve të automjeteve.

Mbrëmjen e djeshme gjatë patrullimit në rrugën interurbane, Tiranë-Durrës, polica ka kapur disa raste të shkeljes së rregullave dhe qarkullimit tej normave. Policia u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve, që të bëjnë kujdes me shpejtësinë e tyre dhe të mendojnë edhe për të tjerët dhe familjen e tyre.

 

 

Postimi i plotë

LEXO DHE :  Finalja e Botërorit, zbulohet detaji i veçantë

“Me Policinë Rrugore te Tiranes ne rrugën interurbane Tirane-Durres, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Foto qe s’ka fjale e arsye ta arsyetoje.

Kjo papërgjegjshmëri ndaj jetës dhe ndaj përdoruesve te tjerë te rrugës.

Drejtues mjetesh luksoze qe nuk qarkullojnë ne rruge por fluturojnë.

Drejtues mjetesh: Duajeni jetën. Mendoni për veten e te tjerët qe qarkullojnë ne rruge.

Mendoni për ata qe presin juve te shkoni ne shtëpi me patentën e jo patentën pa ju.

Respekto rregullat/udhëto i sigurt./K.C/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.