"Unë nuk jam anti Bashë por po e përsëris edhe një herë se e njof pak më gjatë se ju të tjerët. Unë dhe Basha jam i bashkuar PD në 2005 por diçka na ka penguar të besojmë te njëri tjetri. Nuk e kam zgjedhur për kryetar partie në 2013 dhe nuk jam bërë pishman, e urrej personalisht dhe urrejtja duhet merituar dhe nuk shpërdoret për këdo. Luli është i paaftë për të menduar. Ndahem me të për mënyrën sesi e dua PD. Unë e dua për shqiptarët që duan demokracinë. Me bindje them se PD nuk ishte as ajo që donin anëtarët e saj dhe as ajo që donin shqiptarët. Une iu kërkoj ndjesë që nuk kam bërë më shumë për PD", tha Bregu para demokratëve.