Majlinda Bregu fiton postin e rëndësishëm në BE, falenderon Ditmir Bushatin
E Hënë 23 Prill 2018, 15:03
Dritare.net
Dritare.net ka qenë e para që ka dhënë lajmin se Bregu ishte kandidate për këtë post. Në zgjedhjet e mbajtura pak ditë më parë, të Bregu ka marrë shumicën e votave dhe zyrtarizimi pritet të bëhet nesër.
Lajmin ajo e jep nëpërmjet një statusi në Facebook, ku shkruan: “Një falënderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë!”
Që Bregu të fitojë këtë post, duhej lobimi i qeverisë shqiptare, ndaj një faleminderit e madhe nga Bregu, sot duhet të shkojë për kryeministrin Rama, që zgjodhi një zonjë të opozitës, në vend të shumë emrave nga PS që e kërkonin këtë mundësi. V.D/dritare.net/