Majlinda Bregu do të largohet nga politika?
E Mërkurë 21 Dhjetor 2016, 11:11
Dritare.net
E ftuar në emisionin “Vila 24” në News 24, ajo tha se “në shtator mund të nis punë sërish në auditor? Unë e kam dashuruar gjithë kohën punën me studentët. Në momentin që mora vendimin për të vijuar full-time në televizion në atë kohë, në TVSH, i kisha të dyja propozimet dhe vendosa të punoja me kohë të plotë në fakultet”.
Bregu është një nga kritiket më të ashpra të Lulzim Bashës dhe për këtë arsye, edhe mund të mos përfshihet në listat e deputetëve të legjislacionit të ardhshëm.