Maji është muaji i masturbimit, ja efektet e tij në organizëm!
Dritare.net
Benefitet e Masturbimit
Masturbimi, jo vetëm që na bën të ndihemi mirë por shoqërohet dhe me një sërë benefitesh të tjera.
– Çliron tensionin
– Ul nivelin e stresit
– Rrit aftësinë për të përjetuar orgazëm
– Lejon çlirimin e endorfinës që largon dhimbjet
– Djeg kalori
– Është një sedativ natyral
Sipas studimeve, masturbimi ndikon në përmirësimin e funksionit të sistemit imunitar, rrit rezistencën ndaj infeksioneve të gjëndrave të prostatës dhe ndoshta dhe zvoglimin e rrezikut të kancerit të prostatës. Masturbimi ndihmon gjithashtu djemtë që të rrisinin kontrollin e ejakulimit duke menaxhuar me mirë derdhjen e shpejtë apo të vonuar, ( pra në përmjet masturbimit mund të mësosh që të zgjasësh më shumë ) .
Te gratë, është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar tensionin pre-menstrual dhe kondita të tjera fizike që kanë lidhje me ciklin, siç mund të jenë dhimbja e barkut apo e shpinës. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e infesioneve çervikale, të largojë infeksionet në traktin urinar dhe të na ndihmojë të kemi më shumë siguri dhe besim në vete dhe seksualitetin tonë. Përpos benefiteve të lartpërmëndura, masturbimi është një mënyrë e mirë , për të mësuar çfarë të pëlqen dhe çfarë nuk të pëlqen kur vjen puna te stimulimi i vetes ose gjatë përjetimit të orgazmës.Nuk ka rëndësi gjinia, të mësosh për trupin tënd dhe si t’i japësh kënaqësi ( atij , trupit) është përgjegjësi e jotja , ashtu sikurse ti tregosh partnerit tënd se si mund të të ndihmojnë shkruan cna
Sa shumë është shumë ?
Kjo pjesë i dedikohet atyre pyetjeve: “ sa herë është normale’, “ a jam normal më rri mendja vetëm aty “ , “ është normale që të masturbohem tre herë në ditë ” .Për sa kohë masturbimi nuk ndërhyn në jetën tënde personale apo private, siç është të dalësh më shokët, ose të jesh vonë për punë, nëse nuk të pengon në përditshmërinë tënde, nuk ke nevojë të merakosesh. Shpeshtësia e masturbimit nuk është problem, nëse nuk lidhet me një problem obsesivo- kompulsiv, ku i njëjti aktivitet duhet të përsëritet disa herë .Përsa i përket asaj që quajmë normale, në të vërtetë normalja varion nga disa herë në ditë deri në një herë në disa muaj. Duke parë që të gjthë jemi të ndryshëm, çfarë është normale për ty nuk është për dikë tjetër. Dhe si përfundim, do të shkosh në ferr a në xhehnem ? JO nuk do të shkosh. Do qërrohesh, JO nuk do qërrohesh. Do të dalin qime te dora ? Jo nuk do të dalin. Shijoje./d.m-dritare.net