Magjepsëse! Hoteli flluskë ka pamjen më të bukur që keni parë ndonjëherë

Vera nuk ka ardhur ende ,por mendja jonë kurrë nuk pushon së menduari për pushime, që të bëj një arratisje të vogël nga jeta e përditshme.

Njerëzit kur thonë pushime gjithmonë mendojnë det dhe diell, por ka vende që janë vërtet magjepsëse edhe pse nuk kanë plazh, dhe në veçanti… në Irlandë. Në Aghnablaney ka një Flinn Lough Resort, i cili, mes dhomave të rregullta, ka disa dhoma që quhen kupola flluskë.

Bëhet fjalë për flluska transparente që ngjajnë si çadra kampingu, ku secila ka zonën e saj private, rrethuar nga pylli për të siguruar privatësinë e vizitorëve dhe për të qenë sa më komodë. Hapësirat e vetme që nuk janë  të ekspozuar janë hyrja dhe një pjesë e banjës.

Edhe pse WiFi dhe televizori janë dy gjëra që na nevojiten, disa njerëz zgjedhin për të qëndruar në një hotel të tillë ku nuk ekzistojnë këto të dyja. Si mos zgjedhin që qëndrojnë këtu pasi është një mrekulli e vërtet të qëndrosh për disa ditë në mes të pyllit duke shijuar disa net, pamjen e yjeve dhe të hënës.

LEXO DHE :  Era tregon më shumë seç duhet para presidentit, momente sikleti gjatë dekorimit

Madje, çdo vakt do të hani ushqime të freskëta organike, dhe do të relaksoheni duke bërë një dush me pamjen e bukur të natyrës.

Është një nga hotelet më të bukura që keni parë ndonjëherë, disa hotele në mbarë botën e kanë marrë këtë ide, por nuk ja kanë arritur pasi “ Flinn Lough Resort” ka pamjen më të bukur.

Për më shumë shikoni fotogalerinë më poshtë./D.My-Dritare.net



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.