Maduro mbyll kufirin me Brazilin

Presidenti venezuelas, Nicolás Maduro ka njoftuar se, po mbyll kufirin me Brazilin të enjten. Maduro gjithashtu mohon faktin se, Venezuela është në krizë, duke thënë se, po e mbyll kufirin për të ndaluar opozitën, me në krye Juan Guaidon.
Guaidó u shpall udhëheqës i përkohshëm gjatë protestave antiqeveritare muajin e kaluar dhe është njohur nga dhjetëra shtete të huaja, përfshirë edhe SHBA-në, informon dritare.net


Qeveria e Brazilit është zotuar se do të dërgojë ndihma përmes disa kamionëve, të cilët i ka siguruar Guaido.

LEXO DHE :  Pashkët e përgjakshme në Sri Lanka, 207 viktima e 450 të plagosur

Maduro mohon çdo krizë dhe e quan planin e shpërndarjes së ndihmave, një shfaqje të orkestruar nga SHBA-ja. Guaido është duke udhëhequr një grup njerëzish në kufirin kolumbian, që vijnë nga kryeqyteti Caracas.
Ndërkohë, pasi u njoftua mbyllja e kufirit me Brazilin, shumë venezuelas nxituan të kalojnë kufirin, për në qytetin brazilian të Pacaraima, për t’u furnizuar me ndihma./K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.