Macron fton në Francë papa Françeskun, pas djegies së Notre Dame
E Premte 19 Prill 2019, 08:08
Dritare.net
Macron tha se Papa ka pranuar ftesën, dhe do të shkojë në Paris sapo të ketë kohë, informon dritare.net
Udhëheqësi francez njoftoi për ftesën e papës, gjatë fjalës së tij në Pallatin Elysee, ku po falënderonte dhe lëvdonte ekipin e zjarrfikëses që mundën të shuanin flakët e zjarrit në Notre Dame.
Katedralja e Parisit u dëmtua shumë prej zjarrit, dhe pas 9 orësh me 500 forca zjarrfikëse, u bë e mundur shuarja e tij.
Macron ka premtuar se Notre Dame do të rindërtohet, për t’u bërë dhe më e bukur, brenda 5 vjetësh. Ndërkohë miliona euro janë mbledhur nga donacione, në Francë dhe nga bota./E.B-dritare.net