Lypësi gjen punë, teksa i kërkon lëmoshe një biznesmeni

Ryan Davidson është një djalë 25 vjeçar i cili vazhdimisht kishte kërkuar për një punë dhe një strehë. Një ditë, në rrugët e Newcastle, biznesmeni James Minns kaloi aty ku Ryan qëndronte vazhdimisht. Ryan i kërkoi atij para, dhe James ndaloi.

Ai jo vetëm i dha para, por filluan të bisedonin.

Pasi ata biseduan për disa minuta, biznesmeni i ofroi atij punë në kompaninë e tij.

Pas takimit të tyre,  James bëri një foto me Rayan dhe e publikoi në Facebook. Menjëherë fotoja u shpërnda 4 mijë herë dhe mori 11 mijë reagime.

Në mesin e shumë komenteve pozitive, kishte qenë edhe halla e Ryan, e cila kishte lënë numrin e celularit që Ryan ta kontaktonte.

Optimizmi i tij u rrit edhe më shumë kur Ian Cutts, një shitës qumështi lokal, kishte parë postimin në Facebook dhe kishte ofruar  të  njihte ai me kompaninë.

Të premte James e telefonoi Ryan të vinte në punë të hënën në mëngjes. Kur erdhi e hëna, Ryan nuk shkoi në kompani për të takuar Ian.

James sapo Ryan nuk erdhi, bëri një status në FB duke thënë: “ Mirëmëngjesi të gjithë, fatkeqësisht Ryan nuk erdhi në kompani, Ian Cutts e priti për gjysmë ore dhe ai nuk erdhi. I telefonova disa herë, por nuk u përgjigj. Plotësisht i mërzitur, seriozisht.”

LEXO DHE :  Legjenda angleze: Arbitri një idiot, vendosi finalen me gabimet e tij

Dhe menjëherë fillojnë reagimet negative në FB.

Megjithatë, historia ka një fund të lumtur.

Ryan i ishte dashur të merrte pjesë në një takim tjetër që i siguronte strehim pikërisht të hënën në mëngjes, dhe nuk dëshironte që James ta kuptonte që s’ishte para në telefon..

Ai shkoi në punë ditën tjetër dhe tregoi se dita e tij e parë e punës nuk mund të kishte shkuar më mirë.

“I jam shumë falënderues James”, tha ai. “ E dua punën time dhe çdo ditë ndihem shumë i mirëpritur, ne jemi si një familje e madhe.”

James tregon se në FB e tij i kishin ardhur shumë mesazhe për të ndihmuar Ryan me një punë, dhe se ai ka hapur një faqe ku mbledh fonde për të, dhe të ardhurat do përdoren për të blerë një shtëpi për Ryan.

Ryan kishte kuptuar se në botë kishte njerëz me zemër të madhe, dhe si James nuk do takonte tjetër, sepse ai i ndryshoi jetën./Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.