Lulzim Basha nuk e do PDIU në koalicion, fton çamët të votojnë PD
Dritare.net
Rudina Xhunga: Por kanë kauzë gjithsesi, janë çamët, ju me ata mund të qeverisni.
Lulzim Basha: Zero kauzë, zero kauzë. Çfarë kanë arritur ata për të drejtat e komunitetit çam? Më thoni një gjë që kanë arritur. Drejtorinë e Sigurimeve Shëndetësore. Njëra Shpk, tjetra tezgë. Janë parti Shpk, janë parti tezgash. Ky është shansi, pas këtyre zgjedhjeve, se në këto zgjedhje duket që nuk reformohen dot, t’i futen një reforme të thellë nëse me të vërtetë duan t’i shërbejnë kauzave qytetare dhe duhet të pushojnë së qeni parti klienteliste.
Rudina Xhunga: As çamët nuk i doni në koalicion me ju?
Lulzim Basha: Në mënyrë totale, të gjithë votuesit e djathtë, kanë shansin të votojnë për koalicionin e djathtë, për numrin 6 dhe të mos shpërndahen as të LSI-ja, as te PDIU-ja, se te PS-ja nuk ka shans të shkojnë votuesit tanë, por këto dy rreziqe, që në një farë mënyre i ngritëm me duart tona, duhet ta kenë të qartë, do të jetë një votë e humbur sepse opozita e bashkuar, numri 6, është e vetmja garanci për Republikën e Re, për republikën e qytetarëve. Këta janë parti tepsie, por edhe tepsia ka marrë fund, kështu që është harxhim total i votës, është hedhje e votës kot, të votoni për këto dy parti. Rikthehuni në shtëpinë tuaj, votoni për Partinë Demokratike, opozitën e bashkuar, numrin 6./dritare.net