Luleshtrydhet, në listën e frutave me më shumë pesticide

Një raport i publikuar së fundmi, nga Grupi Punues për Mjedisin, në lidhje me mbetjet e pesticideve, në ushqime, (pra frutat dhe perimet) ka zbuluar se, luleshtrydhet kanë përqindje më të lartë të pesticideve. Gjithashtu raporti thekson se, rreth 70% e frutave dhe perimeve të prodhuara përmbajnë deri në 230 pesticide të ndryshme ose kimikate të dëmshme për shëndetin.

Analiza, bazuar në mostrat e prodhuara nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë, zbuloi se luleshtrydhet dhe spinaqi përmbanin sasitë më të larta të mbetjeve të pesticideve. Ja një shembull i luleshtrydheve dhe spinaqit: Luleshtrydhja u provua se përmbante rreth 20 pesticide të ndryshme dhe spinaqi përmbante gati dyfishin e mbetjeve të pesticideve sipas peshës, sesa çdo frut apo perime tjetër, informon dritare.net.

Sipas dritare.net dy llojet e prodhimeve kryesuan renditjen e EWG të 12 frutave dhe perimeve me përqendrimet më të larta të pesticideve, të ashtuquajturat “Duzinë e ndotur”. Pas luleshtrydheve dhe spinaqit vijnë nektarina, molla, rrushi, pjeshka, qershia, dardha, domatet, selino, patate dhe specat e ëmbël. Më shumë se 98% e pjeshkave, qershive dhe mollëve përmbanin të paktën një pesticid.

Sa i rrezikshëm është ekspozimi ndaj kimikateve? Meqenëse ligjet federale në vitin 1996 kishin mandatuar që Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) të studionte dhe të rregullonte potencialin e  përdorimit të pesticideve, për të mos dëmtuar shëndetin e njeriut, shumë kimikate helmuese janë hequr nga rritja e këtyre frutave ose perimeve, raporton dritare.net.

LEXO DHE :  Aleatët evropianë: Marrëdhënia Trump-Putin, e pakuptimtë

Por studimet vazhdojnë të gjejnë efektet e mundshme të ekspozimit ndaj pesticideve ende në përdorim. Një studim i kohëve të fundit, tregoi një lidhje të mundshme midis ekspozimit ndaj pesticideve në prodhim dhe pjellorisë më të ulët.

Nevojiten më shumë studime për të ngurtësuar marrëdhëniet midis ekspozimeve aktuale të pesticideve nga prodhimi dhe efektet afatgjata te shëndeti, informon dritare.net. Ndërkohë, hulumtuesit thonë se, prodhimi organik, në përgjithësi përmban më pak mbetje të pesticideve dhe njerëzit e shqetësuar për ekspozimin e tyre mund të përqendrohen gjithashtu në frutat dhe perimet që kanë më pak pesticide. Këtu është lista e EWG e frutave dhe perimeve më të ulëta në mbetje të pesticideve.

-Avokado

-misër i ëmbël

– ananas

-lakër

-qepë

-bizele të ngrira

-papaja

-mango

-Kivit

-lulelakër

-brokoli/ Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.