Lufta Tregtare/ SHBA, njoftim të ri për Kinën
E Mërkurë 30 Maj 2018, 08:08
Dritare.net
Përmes një deklarate, SHBA-ja ka njoftuar se, në kuadër të masave kundër Kinës, do të jetë dhe kufizimi i investimeve të kompanive kineze në SHBA.
Detajet për këto investime do të njoftohen më 30 qershor, ndërkohë, lista përfundimtare e tarifave do të publikohet me 15 qershor.
Edhe pse, Uashingtoni nuk është tërhequr nga kërcënimi për vënie të tarifave në importet e Kinës, Pekini ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate, duke thënë se është befasuar nga ky qëndrim.
Kërcënimet për nisje të luftës tregtare mes SHBA-së dhe Kinës kanë goditur tregjet financiare, mirëpo shumica e ekonomistëve besojnë se të dyja palët do ta menaxhojnë situatën dhe konfliktet do të largohen. /K.C/Dritare.net