Lufta tregtare/ Komisionerja evropiane: SHBA na mbylli derën

Ndërkohë, që BE-ja ishte e gatshme të ulte tarifat ndaj makinave amerikane, administrata e Trump-it u largua nga tryeza. Komisionerja evropiane e Tregtisë, Cecilia Malmström  ka qenë ajo që ka bërë një deklaratë të tillë. Ajo gjithashtu ka thënë se, bisedimet me zyrtarët amerikanë, nuk kanë sjellë asnjë zhvillim, por thjesht u pasuan e tarifa shtesë, për çelikun dhe aluminin që importohet nga Evropa. Sipas komisioneres, SHBA-ja i mbylli derën ofertave të BE-së.

Unioni tashmë ka nisur reagimin e tij ndaj tarifave amerikane përmes një sfide ligjore dhe duke vendosur masa reciproke ndaj produkteve amerikane.

“Po e bëjmë këtë, sepse duhet ta bëjmë. Nuk po e bëj e buzëqeshur, por kjo duhet të jetë pasoja.”, deklaroi Malmstom për CNN.

LEXO DHE :  Në të gjithë botën festohet Kurban Bajrami, dritare.net uron besimtarët

Malmstom tha gjithashtu se,  BE duhet që t’i kundërpërgjigjet SHBA për të mbrojtur rregullat e tregtisë botërore, ndërsa i cilësoi tarifat amerikane proteksionizëm i pastër dhe të jashtëligjshme sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ndërkohë, Trump-i i ka akuzuar aleatët e SHBA-së, se janë të pandershëm në tregti  pasi kanë vendosur tarifa të larta ndaj mallrave amerikane, që i bllokojnë dhe sjellin deficite tregtare, për tregtinë.

Sipas komisioneres, deficitet tregtare nuk janë thjesht pasojë e tarifave, por gjithashtu e kursimeve, sistemeve të taksave, modeleve të konsumit dhe dinamikave të kërkesës dhe ofertës./K.C/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.