Lufta e ashpër tregtare, SHBA bisedime me Kinën

Donald Trump nuk heq dorë nga negociatat tregtare me Kinën. Ditën e sotme, në Uashington do të zhvillohet një raund tjetër bisedimesh mes dy shteteve.

Ndërkohë, para çeljes së bisedimeve, zëdhënësi Ministrisë i kineze, Gao Feng shprehet se, shpreson se nga ky takim të dalin rezultate konstruktive dhe pozitive.

 “Në lidhje me vizitën e delegacionit kinez të ftuar nga SHBA, ne shpresojmë që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me parimin e respektit të ndërsjellët. Nëpërmjet diskutimeve duhet të zgjidhim mosmarrëveshjen, të menaxhojmë dhe kontrollojmë diferencat, si dhe të arrijmë rezultate pozitive dhe konstruktive për të nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve tona. Nuk dëshirojmë të shohim rritje të tensioneve tregtare mes Kinës dhe SHBA-së dhe jemi sigurisht të përgatitur edhe për të gjitha mundësitë.”,- deklaroi Gao Feng

Steve Mnuchin, sekretari amerikan i Thesarit, po organizon një takim dyditor, në Uashington me zyrtarët kinezë, mes tyre dhe zëvendëskryeministri, Liu Hë.

LEXO DHE :  Ja cilat janë shenjat më hakmarrëse të horoskopit

Shtëpia e Bardhë thotë se këto takime janë një vazhdimësi e bisedimeve të mbajtura në Pekin dy javë më parë dhe do të fokusohen tek ribalancimi i marrëdhënies dypalëshe ekonomike SHBA – Kinë.

Me këtë takim synohet të  shmanget kështu edhe një lutë tregtare, pasi SHBA-ja dhe Kina vendosën tarifa në muajin mars./K.C/Dritare.net

 

 

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.