Lubonja sulmon Ministrin dhe Prokurorinë për audio-përgjimin e vëllait të Xhafajt

Çështja e audiopërgjimit të publikuar nga PD ku vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, implikohet në trafikun e drogës, është diskutuar në emisionin e sotëm “Studio e hapur” në News24. Analisti Fatos Lubonja shprehet se ministri Xhafaj dhe Prokuroria nuk duhet ta kishte lejuar largimin e Agron Xhafajt në Itali për të vuajtur atje dënimin për trafik droge.

Analisti Lubonja tha se edhe prokuroria duhet të kishte kërkuar ballafaqim të Agron Xhafajt me Albert Veliun.

LEXO DHE :  Rama: Nga 1 janari asnjë pikë bastesh, jo monopol shtetëror

“Nëse Agron Xhafaj thotë ‘sjam unë’ pse duhet ta çonin në Itali? Vetë Xhafaj nuk duhet ta lejojnë, por edhe prokuroria nga ana ligjore sduhet ta lejonte. Duhet të kishte ballafaqim me Veliun. Të gjitha sa kanë dalë më çojnë te vërtetësia e audio përgjimit. Tani thonë se ‘është Xhafaj’, por nuk është ky muhabeti. Të tjerë thonë që nuk është Xhafaj, por është një aktor”, u shpreh analisti Fatos Lubonja./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.