Luan Rama dhe Balla takim kokë më kokë, çfarë po ndodh mes PS dhe LSI!
E Enjte 19 Korrik 2018, 17:05
Dritare.net
Edhe pse tonet në publik janë të ashpra mes të dy palëve, duket sikur gjakrat qetësohen pak, kur deputetët e dy krahëve gjenë kohën për të biseduar privatisht me njëri-tjetrin.
Kështu ka ndodhur edhe në seancën plenare të kësaj të enjte, kur kreu i grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe deputeti i LSI, Luan Rama janë parë në kuvend duke biseduar me njëri tjetrin kokë më kokë.
Biseda e tyre ka zgjatur rreth 20 minuta, dhe ende nuk dihet tema që ata kanë diskutuar.
Takimi ne tyre e ka bërë publik fotografi i kuvendit, Agim Rama.
Duket se nisja e sesionit të ri parlamentar në shtator do të sjell surpriza në skenën politike shqiptare, dhe deri atëherë mbesim vetëm të presim dhe të shijojmë pushimet./ I.M-Dritare.net