Lu dhe kreu i SHISH shkojnë në zyrën e Ramës
E Mërkurë 14 Dhjetor 2016, 10:10
Dritare.net
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu është takuar këtë paradite me kryeministrin Edi Rama në selinë e qeverisë, ndërsa i pranishëm është edhe kreu i Shërbimit Informativ Visho Ajazi Lika.
Takimi mes Ramës, Donald Lu dhe Visho Ajazit ka nisur prej orës 09:00 të mëngjesit. Për më shumë se një orë kryeministri ka zhvilluar një bisedë vetëm me ambasadorin amerikan në Shqipëri, ndërsa më pas i është bashkuar tryezës edhe kreu i SHISH.
Takimi i sotëm vjen vetëm pak ditë pas vizitës së kreut të CIA-s në Shqipëri, i cili sipas ambasadës së SHBA diskutoi për bashkëpunimin kundër terrorizmit. Por nuk përjashtohet mundësia që temë e bisedës të ketë qenë edhe ndikimi rus në Ballkan.