LSI i përgjigjet PD: Ja si do jetë vota jonë për rritjen e çmimit të ujit!
Dritare.net
“Ne jemi paraqitur në orën 18:00 kur duhet të fillonte mbledhja e Këshillit dhe ende s’ka filluar. Presim nga kryetari i Bashkisë seriozitet. Pasi çështjet e tilla kanë seriozitet. Nuk mund të rrimë orë duke pritur aty, deri sa të vij kryetari dhe këshilltarët. Dua t’i bëj thirrje dhe përgjigje Ollit që na bën ne pjesë e pazareve. Ne nuk jemi këshilltarë të LSI, por jemi dhe anëtarë dhe jemi në shërbim të qytetarëve. Ndaj në kërkesën që parashtruam kryetarit ë bashkisë u krijonim qytetarëve lehtësira. Dua t’i them Ollit, edhe për këtë gjendje që kemi tek ujësjellësi, është edhe faj i Bashës që e ka lënë kolateral në banka. Zotit Veliajt i kemi çaur një shkresë, sot i dorëzuam përveç një deklarate, i çuam shkresë të shkruar dhe nuk na ka ardhur në përgjigje zyrtare. Vota e LSI, vota e anëtarëve të LSI që nga dita e parë që kemi marrë këtë legjislaturë do jetë vetëm në shërbim të interesit të qytetarëve. Edhe në kërkesën që kemi dorëzuar është e qartë se çfarë kërkojmë. Presim zbatim dhe zbatim të të drejtave të qytetarëve.”, tha ajo.