LSI i përgjigjet ashpër Ramës: Kloun i mashtrimit, i ke mbyllur raportet me ne
Dritare.net
“Edi Rama na del se ka ndihmuar kryetarin e Bashkisë së Vorës dhe kjo tregon se ai ka bërë pazar. Kryetari gjunjëkëputur i rilidjes po bën mashtrim dhe demagogji. Po na del se rilindja paska bërë për këtë popull. Ka të drejtë kur thotë se nuk e lejuam ta bënte reformën siç donte Rama, pasi synonte që ta kapte atë. Reforma në drejtësi u miratua me konsensus falë vendosmërisë së LSI dhe Ilir Metës. Edi Rama të mos marrë qytetarët për budallenj. Më 25 qershor qytetarët do ndëshkojnë këtë klloun të mashtrimit dhe është dita e vettingut politik për atë që mbushi parlamentin me kriminele dhe që u dha pushtet banditëve”, tha Luan Rama.
Luan Rama u shpreh se kryeministri e ka problemin në raportet me Rilindjen, pasi raportet me LSI i ka mbyllur përfundimisht.