LSI e akuzon se shiti votën, këshilltari: Do ju padis!
Dritare.net
Por ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ashpër Agim Kraja i cili, shkruan se do braktisë partinë që e shkarkoi, por s’mbaron me kaq. Ndërsa më tej Kraja i quan shpifje deklaratat për korruptim dhe thotë se ka gati një padi për LSI.
Statusi i plotë
Distancohem nga deklarata e kolegëve që bojkotuan dje mbledhjen. Bojkoti nuk i shërben qëllimit tonë për t’i shërbyer Tiranës. Deklaratat për gjoja korruptim janë pa kuptim dhe pa asnjë bazë dhe do jetë objekt i një padie penale për shpifje në gjykatën e Tiranës. Në këto kushte distancohem nga LSI i bindur që do e kuptojnë që bojkoti i këshillit nuk çon asgjëkund. Respekt për bashkëpunimin në këto vite me çdo drejtues dhe anëtar të kësaj partie. Do vazhdoj kontributin tim në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në politikë gjithmonë në interes të qytetarëve larg interesave partiake./ dritare.net